Transmetuar më 15-02-2019, 10:30

U rrëmbye, përdhunua dhe vra, ndërkohë që babai i saj ndodhej në dhomën e gjumit duke parë një film për të rritur, me skena të forta seksi.

Gjatë këtyre ditëve po mbahet procesi gjyqësor për vdekjen e Alesha MacPhail, vogëlushes 6-vjeçare, e cila u vra korrikun e lënë pas në Skoci.

16-vjeçari i arrestuar për krimin, mohon akuzat e ngritura ndaj tij. Robert MacPhail tregoi në seancën gjyqësore të kësaj të martese e kishte vënë për të fjetur të bijën Alesha dhe kishte shkuar në dhomën e tij me të dashurën, ku kishin parë një film për të rritur bashkë.

Mëngjesin pasues kur u zgjuan, vajza nuk ishte më në krevatin e saj. Babai kërkoi kudo, deri sa lajmëroi policinë, duke thënë se nuk kishte asnjë ide se si e bija mund të ishte larguar nga shtëpia.

Por për fat të keq disa orë pas denoncimit, trupi i së miturës u gjet i pajetë në një hotel të braktisur në ishullin e Bute më 2 korrik, shkruan noa.al.

Provat e gjetura në vendin e ngjarjes, çuan në identifikimin e 16-vjecarit. Dyshohet se ai rrëmbeu vajzën e mitur, e përdhunoi dhe e vrau. Por pavarësisht çdo akuze, i riu mohon gjithçka. /a.y/noa.al