Transmetuar më 15-02-2019, 09:41

Prej disa muajsh Vesa Luma ndodhet në Kosovë bashkë me djalin Lian, ndërsa i shoqi Big Basta ndodhet në Zelandën e Re.

Kjo distancë mes tyre vjen për efekt dokumentesh, ndërkohë që aktualisht këngëtarja po merret me drejtimin e një emisioni radiofonik.

Por ndërsa ky Shën Valentin i ka gjetur të ndarë, Vesa ka bërë një urim emocionues për të shoqin.

Ajo ka postuar një fotografi të Big Bastës me djalin Lian, duke ndarë fjalë të ndjera në ditën e të dashuruarve.

“Dy dashuritë e mia më të mëdha në një fotografi! ❤❤ Big Basta ti e di që nuk jam shumë e mirë në dedikime, por e din dhe sa do jepja çdo gjë të të kem sot pranë meje. Të duam më së shumti në botë. Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime! Më mungon shumë”, ka shkruar Vesa. /a.y/noa.al