Transmetuar më 15-02-2019, 09:09
Foto ilustruese
Një ngjarje shokues është shënuar pak pas mesditës së kësaj të enjte në Shkodër.
Një vajzë vetëm 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga një urë.
Viktima është Shpresa Martini nga fshati Stajkë e Shkodrës, e cila pasi ka pirë disa ilaçe është hedhur nga Ura e Spatharit.
Për pasojë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të mara.
Mësohet se e reja ishte e divorcuar, ndërkohë që dyshohet se akti fatal në ditën e Shën Valentinit, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al