Transmetuar më 15-02-2019, 08:23

Teksa protesta e shumë paralajmëruar e opozitës për të shtunën po afron, kanë nisur edhe masat përgatitore.

Kështu gjatë pasdites dhe mbrëmjes së kësaj të enjte, para hyrjes së Kryeministrisë, është ngritur një skelë.

Kjo duket si një formë mbrojtëse ndaj godinës qeveritare, për të paraprirë çdo të papritur.

Sakaq opozita ka thirrur qytetarët në të gjithë rrethet që ti bashkohen protestës e cila do të kulmojë në orën 11.00 të 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Ndërkohë vetë Kryeministri Edi Rama gjatë kohës së protestës do të jetë në Vlorë në aktivitetin “Bashkia që duam”. /a.y/noa.al