Transmetuar më 14-02-2019, 21:28

Shën Valentini festohet çdo vit në datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e urimeve, mesazheve, kartolinave, luleve apo çokollatave.

Urimet por edhe mesazhet e dhëna kanë qenë të shumta gjatë ditës së sotme edhe nga personazhe të ndryshme publike.

Një urim ndryshe dhe tejet të veçantë ka zgjedhur edhe këngëtari nga Kosova, Ermal Fejzullahu për bashkëshorten e tij Ariana.

Ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ku shfaqet mjaft klasik dhe elegant.

"Gëzuar Shën Valentinin, Ariana. E imja dhe e vetmja,"-shkruan Ermali krahas fotos./a.k/noa.al/