Transmetuar më 14-02-2019, 21:07

Shën Valentini festohet çdo vit në datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e urimeve, mesazheve, kartolinave, luleve apo çokollatave.

Urimet por edhe mesazhet e dhëna kanë qenë të shumta gjatë ditës së sotme edhe nga personazhe të ndryshme publike.

Një urim ndryshe dhe tejet të veçantë ka zgjedhur kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili jeton dhe vepron me shumë sukses në Itali.

Ai në profilin e tij në Instagram, në këtë ditë ka publikuar një foto me gjyshen duke i bërë edhe një dedikim tejet emocionues në pak fjalë.

"Gëzuar ti, që nuk e di se çfarë është një Shën Valentin, por e di shumë mirë se çfarë është dashuria"./a.k/noa.al/