Transmetuar më 14-02-2019, 21:06

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, është në të njëjtën linjë me ambasadorin gjerman Christoph Heusgen.

Ky i fundit tha pak ditë më parë se Kosova është një realitit i pashmangshëm, dhe Serbia duhet ta njohë që të integrohet në BE.

Duke sjellë në vëmendje këtë artikuli, edhe kongresmeni Engel ndan të njëjtën bindje.

“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, tha Engel.

Por, sidomo së fundmi, duket e vështirë që një skenar i tillë të realizohet, sidomos pas vendosjes së tarifës 100 përqind për mallrat serbe. /k.k/noa.al/