Transmetuar më 14-02-2019, 19:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i një nate më parë në autostradën Terovë-Gostivar, ku të paktën 14 persona humbën jetën.

Mësohet nga hetimet se drejtuesi i autobusit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

“Po punohet intensivisht në vërtetimin e të gjitha detajeve të cilat do të mund të zbulonin shkaqet e aksidentit. Autobusi është marrë nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi të do të kryhet kontroll teknik i detajuar nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup.

Prokurori publik gojarisht është njoftuar se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek shoferi nuk është regjistruar prezencë alkooli, barnave apo substancave psikotrope”, nënvizon prokuroria

Nga ngjarja e rëndë disa persona të tjerë mbetën të lënduar, ndërsa qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur dy ditë zie. /k.k/noa.al/