Transmetuar më 14-02-2019, 15:29

Pas incidentit të ndodhur sot në seancë plenare ku kryeministri Edi Rama u njollos me bojë nga deputeti Edi Paloka ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj e cilëson të turpshme dhe një përpjekje të opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik. Madje Lleshaj e krahason me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.

Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut! ??”, shkruan Lleshaj./b.l/noa.al/