Transmetuar më 14-02-2019, 13:53

Prej kohësh moderatorja Roza Lati e ka pohuar që është në një lidhje dashurie.

Por ditën e sotme, me rastin e Shën Valentinit, ajo ka publikuar një foto me të dashurin, ndonëse i mbulon fytyrën.

Teksa në foto Roza nxjerr gjuhën, i dashuri i saj tregon gishtin e mesit.

Moderatorja e shoqëron fotografinë me këto fjalë, “Unë dhe partneri im në krim ju përshëndesim.

Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i joti mua ”. /a.y/noa.al