Transmetuar më 14-02-2019, 13:37

Një vajzë shqiptare është vënë në prangat e policisë greke, e kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçare, e cila po udhëtonte me makinë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Igumenicës.

E reja shqiptare kishte fshehur në mjet rreth 36 kilogramë marijuanë.

Policia u vu në ndjekje të saj në orët e para të mëngjesit të sotëm, por pavarësisht manovrave arriti që ta ndalojë.

Krahas 32-vjeçares, një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

Në cilësinë e provës materiale, krahas lëndës narkotike u sekuestrua edhe një peshore dhe një celular si dhe 50 euro, të cilat e reja i kishte me vete. /a.y/noa.al