Transmetuar më 14-02-2019, 11:38

Byroja e Kuvendit e mbledhur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka vendosur masë ndëshkimore ndaj deputetit demokrat Edi Paloka, i cili në seancën e sotme parlamentare, qëlloi me bojë Kryeministrin Edi Rama.

“Përjashtim për 10 ditë, shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse financiare”, tha Ruçi në rinisje të seancës.

Po ashtu ai kërkoi që Paloka të lirojë sallën, gjë që nuk ndodhi.

Në rinisje të seancës kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho tha se “Prej disa javësh, Rama po bën një sjellje prej rrugaçi duke ofenduar zotin Paloka. Të njëjtën gjë bëri dhe me kryetarin e opozitës. Nëse nuk do dënoni kryeministrin, për sjelljet rrugaçërore, atëherë jeni ju përgjegjësit e kësaj gjendje të bërë këtu. Ju kërkoj të merrni masa ndaj Ramës, thirrje byronë dhe përjashtojeni”.

Partia Demokratike sqaroi arsyen se pse deputeti demokrat qëlloi me bojë Kryeministrin, duke thënë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”. /a.y/noa.al

|FOTO |VIDEO- PD sqaron pse Paloka i hodhi bojë në fytyrë Ramës

Paloka i hedh bojë Ramës, Ruçi e përjashton nga seanca dhe mbledh Byronë

Paloka i hedh bojë Ramës, Ruçi përjashton nga seanca