Transmetuar më 14-02-2019, 08:53

Hetimet e policisë greke, kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit

Aleksandro Stamatiadi, gjatë grabitjes së banesës së tij në Athinë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth një vit më parë, këtë të mërkurë në bashkëpunim mes autoriteteve greke, është arrestuar në Belgjikë, shqiptari Genci P., të cilin mund ta shihni në fotografi.

Mësohet se ai ishte larguar nga Greqia pak kohë krimit, me synim humbjen e gjurmëve.

Zbulimi i tij u bë pasi në makinën që vrasësit e biznesmenit kishin braktisur pas krimit, policia gjeti disa njolla gjaku, të cilat rezultuan se i përkisnin një derri të egër.

Po ashtu nga hetimet, u provua se edhe shqiptari Genci P., kishte pasion gjuetinë dhe këtë gjë e tregonte nëpërmjet postimeve të bëra në rrjetet sociale.

Duke përdorur një kartë identiteti greke false, shqiptari ishte larguar drejt Belgjikës me dokumente false.

Dyshohet se në vrasjen e biznesmenit janë të përfshirë edhe tre shqiptarë të tjerë.

Po ashtu Genci P., rezulton se merrej me organizmin e koncerteve me këngëtarë shqiptarë në Greqi, ndërkohë që rezulton person me precedentë penalë. /a.y/noa.al