Transmetuar më 14-02-2019, 07:33

Makina shtypet e gjitha mes barrierave të autostradës dhe një kamioni. Burri në drejtimin e mjetit, shpëtoi për mrekulli.

Bashkëngjitur mund të shihni fotografitë e aksidentit të ndodhur në Interstatale 70, të cilat u publikuan në Facebook, nga departamenti i zjarrfikësve të Bethel Township, në kontenë e Clark.

Pjesa e majtë e makinës, një Chevrolet Cruze e zezë, u shtyp e gjitha, ndërsa pjesa tjetër mbeti në ajër.

Drejtuesi i mjetit si pasojë e aksidentit të ndodhur këtë fillim javë mbeti i plagosur, por jo rëndë, shkruan noa.al.

Pamjet e këtij aksidenti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale ndërsa po bëjnë bujë. /a.y/noa.al