Transmetuar më 13-02-2019, 20:26

Sabri Fejzullahu njihet si një nga ikonat e muzikës shqiptare.

Me muzikën dhe këngët e tij, ai ka bërë për vete shumë breza.

E në fakt vitet kalojnë dhe ai vijon të sjellë hite herë pas here, duke qenë aktiv në muzikë.

Dita e sotme ka qenë e veçantë për të pasi është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Legjenda e muzikës shqiptare është nderuar me këtë medalje për arritjet e tij në skenën e muzikës dhe në aktrim.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij, Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, shkruan Thaçi në Facebook./a.k/noa.al/