Transmetuar më 13-02-2019, 19:58

10 viktima është bilanci i deritanishëm nga aksidenti që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup, pas përmbysjes së një autobusi.

Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 10, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur,

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Autobusi përmbyset në autostradë, flitet për disa të vdekur