Transmetuar më 13-02-2019, 16:29

Është shumë e thjeshtë të gjesh një palë syze si sy maceje dhe të vendosësh menjëherë se janë më të mirat për ty, sepse janë në modë. Por fatkeqësisht, të zgjedhësh syzet e duhura është një punë më e komplikuar se sa “të gjesh syrin e maces”.

Në vend që të biesh në dashuri me shikim të parë, në fakt duhet të plotësosh disa kritere që përshtaten me fytyrën para se të bësh blerjen e radhës. Lexo disa prej këtyre këshillave që të ndihmojnë për të zgjedhur më të mirat.

Formë zemre- Nëse ke fytyrë në formë zemre (balli është në mënyrë të konsiderueshme më i gjerë se mjekra), zgjedhja e syzeve është modeli aviator. Silueta e syzeve aviator imiton strukturën e fytyrës në formë zemre – balli i gjerë që përfundon ngushtë. Vetëm sigurohu që të zgjedhësh një palë që nuk të vë në dukje më shumë tiparet.

Ovale- Nëse fytyra është ovale (e gjatë dhe e ngushtë deri në mjekër), ke shumë liri kur është fjalë për të bërë zgjedhjen e syzeve. Mund të zgjedhësh modelet bazike të çdo lloj stili që është në proporcion me fytyrën.

Rrethore- Nëse ke fytyrë rrethore (njëlloj e gjatë sa edhe e gjerë), zgjidh modelet katrore ose drejtkëndore. Kështu do të balancosh formën e fytyrës me atë të syzeve. Një fytyrë rrethore duhet të ketë gjithmonë një stil të parregullt syzesh.

Katrore- Nëse ke fytyrë katrore (ballin pak të dalë dhe nofulla të dukshme), zgjedhja më e mirë për ty janë syzet rrethore. Edhe këtu çelësi është balancimi, një fytyrë jo simetrike duhet të plotësojë formën me syzet rrethore.