Transmetuar më 13-02-2019, 13:09

Gjeti vdekjen në tentativë për të shpëtuar fëmijët e saj nga zjarri. Kristina Stratton nuk hezitoi që të rikthehej në shtëpi për ti shpëtuar jetën fëmijëve të saj, pasi shtëpia e tyre në Bakersfield, të California, SHBA, u përfshi nga zjarri.

Gruaja ishte jashtë shtëpisë me njërën nga vajzat mbrëmjen e kësaj të hëne, kur pa që nga banesa po dilte flakë. Nxitimthi ajo u fut brenda për të shpëtuar katër fëmijët me moshë nga 7 deri në 18 vjeçe, por fatkeqësisht nuk ia doli, duke gjetur vdekjen mes flakëve.

Ndërkohë fëmijët arritën që të dilnin nga dritarja pasi thyen xhamin e dritares, duke ndihmuar njeri tjetrin që të shpëtonin.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse të cilat tentuan të shpëtonin gruan kurajoze, por fatkeqësisht pa mundur të bëjnë gjë, shkruan noa.al.

Tre nga fëmijët e gruas janë jetim nga babai i cili ndërroi jetë disa vite më parë si pasojë e një kanceri, ndërkohë babai i dy fëmijëve të tjerë të gruas, jeton në një tjetër shtet pas divorcit. /a.y/noa.al