Transmetuar më 13-02-2019, 07:29
Foto ilustruese

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.

Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin G.H., 24 vjeç, banues në  Elbasan.

I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. /a.y/noa.al