Transmetuar më 12-02-2019, 21:02

Identifikohet personi që humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor, në Kavajë.

Ai është Çaush Ballabani, që po kthehej nga puna në momentin kur u përplas nga një makinë.

Shoferi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa përplasja rezultoi fatale për të riun.

Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit.

Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar, pranë Prokurorisë dhe në prani të shumë njerëzve. /k.k/noa.al/

Përplaset për vdekje kalimtari, autori ikën nga vendi i ngjarjes