Transmetuar më 12-02-2019, 20:19

Ndërron jetë një prej portierëve më të mirë në histori, Gordon Banks.

Ish-portieri anglez Banks, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Banks ishte pjesë e kombëtares së Anglisë kur fituan në finale të Kupës së Botës 4-2 ndaj Gjermanisë Perëndimore.

Ai ka zhvilluar 73 ndeshje për ‘Tre Luanët’ mes viteve 1963 deri më 1972.

Banks u bë i famshëm për pritjet që i bëri brazilianit Pele, në Kampionatin Botëror të vitit 1970.

Gordon Banks dorëzoi dorezat në moshë 34-vjeçare./a.k/noa.al/