Transmetuar më 12-02-2019, 15:05

Katelyn Ohashi godet sërish dhe me performancën e saj mahnit të gjithë botën e gjimnastikës, por edhe atë të sportit në përgjithësi.

Pasi u bë e njohur pak muaj më parë me provën e saj spektakolare të vlerësuar me pikët maksimale, gjimanstja amerikane e Universitetit të Kalifornisë, përsëriti të njëjtën provë në kampionatin e zhvilluar në Uashington.

Ajo mori pikët maksimale, diçka që ndodh shumë rrallë në këtë sport. Edhe një herë video me provat e saj po bën xhiron e botës, ndërsa duket se SHBA e ka të sigurt medaljen e artë në këtë disiplinë në Lojrat Olimpike të ardhshme.