Transmetuar më 12-02-2019, 14:26

Disa pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet marrja në pyetje e një personi të ndaluar nga policia për vjedhje.

I dyshuari shihet i ulur përtokë, teksa ulëret i terrorizuar nga disa policë, të cilët i mbajnë përpara një gjarpër rreth dy metra të gjatë.

Përhapja e videos shkaktoi polemika të mëdha, lidhur me mënyrën e tmerrshme se si policia merr në pyetje. Pamjet që noa.al sjell në videon më poshtë vijnë nga Indonezia, nga rajoni i Papua.

Përballë akuzave të forta, policia u detyrua të pranojë që pamjet janë reale, ndërsa tentoi të mbrohej duke thënë, “Bëhet fjalë për një gjarpër johelmues dhe i ndaluari as që është goditur jo më të rrihet. Këto janë teknikat tona të marrjes në pyetje”.

Avokatja e të drejtave të njeriut Veronica Koman, tha se pyetjet e të ndaluarve në Indonezi me anë të kërcënimit me gjarpërinj janë të shpeshta, madje janë përdorur edhe ndaj politikanëve dhe zyrtarëve, por se në këtë rast bëhet fjalë për një gjarpër helmues. /a.y/noa.al