Transmetuar më 12-02-2019, 13:25

Kishte shkuar në shkollë me thikë me vete dhe krejt papritur nisi të qëllojë me thikë mësuesen dhe disa shokë të klasës.

Si pasojë e goditjeve, gjeti vdekjen një mësuese dhe një shok i klasës, ndërsa dy nxënës të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Është kjo ajo që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në një shkollë të mesme në Stolbtsy, qytezë në Bjellorusi, rreth 65 kilometër larg kryeqytetit Minsk.

Mësimi nuk kishte shumë që kishte filluar, kur nxënësi nxori thikën dhe nisi të godasë nxënësit dhe mësuesen.

Pas ngjarjes së rëndë adoleshenti u largua, për tu kapur vetëm disa orë më vonë nga policia. Adoleshenti Vadim Miloshevsky, u arrestua, shkruan noa.al.

Aktualisht po hetohet për të zbuluar shkakun që e ka shtyrë 15-vjeçarin që të kryejë një akt të tillë. /a.y/noa.al