Transmetuar më 12-02-2019, 11:37

Prokuroria e Krimeve të Rënda në një video-konferencë direkte në bashkëpunim me hetuesit italianë informoi lidhur me një superoperacion mes dy vendeve, gjatë të cilit u arrestuan 27 persona.

Siç deklaroi prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, mes të arrestuarve 12 janë shqiptarë.

Në Itali janë arrestuar shqiptarët Dorian Alikaj, Altin Avduramani, Ajet Cepaj, Klaudio Fani, Artur Malo dhe Raul Xheninaj.

Ndërsa në Shqipëri si rrjedhojë e operacionit të zhvilluar gjatë natës së lënë pas dhe mëngjesit të sotëm nën akuzën e trafikut të drogës drejt Italisë janë, vënë në pranga Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Operacioni është drejtuar nga prokuroria e Leçes ku dhe ishte baza e organizatës kriminale, pas hetimeve që zgjasnin prej dy vitesh.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës.

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, deklaroi se operacioni i koduar “Lulet e pranverës”, u kurorëzua pas përgjimeve të kryera nga autoritetet e dy vendeve. /a.y/noa.al