Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në një vizitë të beftë në Malësinë e Madhe paraditen e sotme, pas publikimit të një video ku një efektiv policie në zonën e Gruemirës, Berhan Bajrakurti, ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur, duke i dërguar një video të turpshëm.
Pas takimit që pati me drejtuesit lokalë, ministri Lleshaj ngriti se pyetje se kush është denoncuesi për ngacmimin ndaj vajzës 15-vjeçare.
Teksa gazetarët i thanë se është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes, ministri replikoi.
“Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?”, deklaroi Lleshaj.
I pyetur nëse përfaqësohet nga Bajrakurti, ministri tha se "Ai polic u arrestua". /a.y/noa.al
Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i policisë
Pamjet si u arrestua efektivi i policisë që abuzoi me të miturën, çfarë thotë SHÇBA