Transmetuar më 12-02-2019, 11:10

“Pazari i Edi Ramës me makinat!? Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkatërronin mjedisin. Tani na thotë se do ta rishohë vendimin se i kanë ardhur ca ankesa në portal”.

Kështu shkruan kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ironizon duke thënë se tani nuk e dëmtojnë më mjedisin, apo se tani përmirësojnë xhepin e Kryeministrit me ndonjë ryshfet të majmë.

“Turp i madh, ç’qeveri batakçinjsh është kjo. Po tërë ata qytetarë, që u demtuan nga ky vendim dhe blenë nga halli makina më të shtrenjta se çfarë ju mbante xhepi. Apo atëhere ishte pazari me të tjera grupe që shisnin makina”, deklaron Vasili.

Ai e vijon qëndrimin e tij duke thënë se ua morën atyre lekët në atë kohe dhe tani u kthyen që të marrin të tjerat me grupe te tjera.

Sipas tij, në fund të fundit qytetari i pëson të gjitha dhe se bashkëqeverisja me qytetarët është “bashkësia e hajdutërisë kundër qytetarëve”.

Vasili e mbyll qëndrimin e tij me thirrje për protestë, “Në 16 shkurt kundër kësaj hajdutërie të përditshme”. /a.y/noa.al