Transmetuar më 12-02-2019, 10:19

Bllokohet në kufirin greko-shqiptar një sasi konsiderueshme lënde narkotike.

Bëhet fjalë për 77 kilogramë marijuanë, e cila u bllokua në aksin rrugor Kozani- Janinë.

Nga ana e policisë së shtetit fqinj u vu në pranga një 48-vjeçar grek, i cili drejtonte mjetin e mbushur me drogë.

Në total u gjetën 12 pako me lëndë narkotike si dhe një pistoletë Browning.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy celularë dhe 250 euro.

Dyshohet se shtetasi grek mund ta ketë trafikuar lëndën narkotike nga Shqipëria. /a.y/noa.al