Transmetuar më 12-02-2019, 10:09

Moderatorja Dojna Mema, ashtu si Bes Kallaku ka nisur ta bëjë të famshme gjyshen e saj në rrjetet sociale, nëpërmjet batutave.

Dojna ju është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ku ka folur edhe për tatuazhin e parë.

Moderatorja ka zbuluar reagimin e veçantë të gjyshes në momentin që i ka parë tatuazhin.

“Kur e pa më tha, “Ka ruajtur nëna lekë që ta heqësh, ç’ke ti! Ndërkohë kisha vetëm një javë që e kisha bërë”, ka shkruar Dojna.

Më tej ajo ka treguar se për çdo tatuazh të ri që bën, fillon e kritikon duke i thënë “

Boll u zhgarravite! Pse s’i bën me stilolaps, i heq kur të duash”. /a.y/noa.al