Transmetuar më 12-02-2019, 09:57
Foto ilustruese

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali, ka shkatërruar katër grupe kriminale me bazë në zonën e Leçe dhe të shtrirë me veprimtari në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardi.

Hetimet për kurorëzimin e operacionit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë nisur prej afro dy vitesh, duke çuar në shkatërrimin e katër grupeve kriminale italo-shqiptare.

Arrestimet janë kryer në të dy vendet, ku në total janë 27 personat e vënë në pranga, 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Të arrestuarit janë përgjegjës për aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogave por edhe armëve.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi aktivitetin e të dyshuarve.

Sakaq më herët gjatë mëngjesit të sotëm në Vlorë, u arrestuan gjashtë persona, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende informacion. /a.y/noa.al

Operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, kush janë 6 të arrestuarit