Transmetuar më 12-02-2019, 09:31
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për një sërë vjedhjesh, është vënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga ana e policisë së Peqinit, gjatë kësaj të hëne u bë arrestimi i I.J., 24 vjeç, banues në Has, i dënuar më parë për vjedhje.

I riu u vu në pranga pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga efektivët e policisë së Peqinit, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me motorin dhe disa sende të tjera.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer të dyshuarit në bashkëpunim me njërin- tjetrin. /a.y/noa.al