Transmetuar më 12-02-2019, 08:51
Dritan Dajti

Me një histori familjare që nuk i ngjan premisave të një vrasësi të ardhshëm, Dritan Dajti ka qenë student për drejtësi, në kohën që jeta e tij do të merrte një tjetër kthesë, për t’u kthyer në njeriun që do të mbahet mend për historinë më të gjatë të gjykimit në Shqipëri, të paktën deri më sot.

Është gazetari Artan Hoxha, që një studion e emisionit “Opinion” këtë të hënë, bëri një përshkrim të detajuar të jetës së Dritan Dajtit, deri në momentin që kreu vrasjen e tij të parë në vitin 1999.

Rrëfimi i Hoxhës

Dritan Dajti është 48 vjeç nga Tirana. Shtëpinë e prindërve e ka patur në Brrakë. I ati ka ndërruar jetë. Besoj e ëma dhe i vëllai banojnë akoma atje. Nuk ka qenë njeri problematik, apo i skeduar. Deri në momentin kur ka ndodhur ngjarja e parë, flas pas vitit 1997. Babai i vet ka qenë shef kuzhine në kohën e sistemit komunist. Nëna ka qenë mësuese. Në ‘99 kur u vra biznesmeni nga Tepelena ai punonte në një mobileri, si bashkëpronar i saj dhe vazhdonte fakultetin juridik. Ngjarja e parë ka patur lidhje me një ndërtim që po niste para banesës ku banonte ai, në një konflikt mes banorëve dhe pronarëve të firmës ‘Besa Construction’. Pronarët kanë prishur rrethimin që banorët kanë patur. Policia lokale, që në atë kohë nuk arriti do ta zgjidhe. Dhe kur nuk e zgjidh ligji hyn pjesa tjetër.

Është thënë se Tan Dajti ka hyrë në mes, sepse biznesmeni apo njerëzit që e shoqëronin kanë qëlluar me shuplakë nënën e tij. Në të shtënat që janë drejtuar tek Agim Beqa, ky i fundit ka mbetur i vrarë.

Dajti gjithmonë e ka mohuar që ishte ai autori i ngjarjes, edhe pse u dënua me 20 vite. Por më pas ai u arratis nga gjykata. Kas thënë që u arratis sepse krijoi bindjen që vendimi do të ishte kundër tij.