Transmetuar më 12-02-2019, 08:05

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u arrestua këtë të hënë për ngacmim dhe abuzimit seksual me një vajzë 15-vjeçare.

Nën akuzë është vënë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Në video mund të shihni momentin teksa arrestohet nga kolegët e tij.

Por lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

SHÇBA thotë se duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vlerësim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur, banesa personale, kjo e dokumentuar nga këqyrja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe këqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjale.

Bëhet me dije se për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos që u dërgua për publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste të tjera të denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit. /a.y/noa.al

Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i policisë