Transmetuar më 11-02-2019, 18:00

Daily Mail ka publikuar një video e cila tregon momentin kur një fëmijë nxirret nga një gropë 7 metra e thëllë.

Ka qenë një kalimtar i rastit që dëgjoi të qarat e fëmijës dhe lajmëroi policinë për ndihmë.

Videoja e shkurtër tregon skuadrën e shpëtimit që nxjerr foshnjën nga gropa pranë shtëpisë në Neëlands të Afrikës së Jugut.

Ekuipazhet e emergjencës kaluan tre orë duke u përpjekur për të arritur tek foshnja.

Një banor, i cili po bënte shëtitje herët në mëngjes, mendoi se po dëgjonte një mace dhe ngriti kapakun për të parë brenda.

Për fat të mirë vajza shpëtoi, teksa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/