Transmetuar më 11-02-2019, 15:47

Një çift shqiptarësh të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës kanë përfunduar në prangat e policisë italiane.

Burri dhe gruaja afërsisht të moshës 31 vjeçare nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Padernos.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 gram kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Mes të tjerash në bodrum u gjet edhe një shumë prej 4.900 eurosh, ndërsa ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek autoritetet pasi çifti shqiptar rezultonte i papunë.