Transmetuar më 11-02-2019, 15:32

A keni ndier ndonjëherë një lloj topi nën lëkurën tuaj? Një kokërr e vogël në gjoks, këmbë, qafë. E pra, mund të jetë një lipoma, një formë beninje e tumorit e përbërë nga asgjë, por inde yndyrore.

Këto janë ato që ne i quajmë "topa yndyrore", ato zakonisht janë shumë të vogla dhe duke i prekur ato nuk ndiejmë ndonjë dhimbje. Një lipoma mund të vijë në çdo moshë, por shumica e rasteve përfshijnë burra midis moshës 40 dhe 60 vjeç.

Një lipoma, edhe nëse është lënë pas dore, nuk ka gjasa të kthehet në një tumor malinj, por gjithmonë është e këshillueshme të hiqni atë nga një operacion kirurgjik kur vërehet një zgjerim ose nëse ndjeni dhimbje. Por nëse doni të provoni t’i zhdukni ato me një ilaç natyral dhe efektiv, do t’ju duhen vetëm disa përbërës.

Vezë dhe kripë. Një nga mjetet praktike kundër lipomas përbëhet nga përzierja e një veze me 2 lugë kripë. Përbërja e fituar duhet të aplikohet 4 herë në ditë dhe tashmë pas 24 orësh lipoma do të ketë zvogëluar madhësinë e saj. Në një kohë të shkurtër do të ri-absorbohet plotësisht.

Mjaltë dhe miell. Një tjetër përbërje efektive në këto raste është ajo që përbëhet nga mjalti dhe mielli. Në këtë rast duhet të merret një shtresë e bollshme, të paktën gjysmë centimetër e lartë.

Pastaj ju duhet ta aplikoni në një copë (rrobë) dh eta vendosni si formë allçie, pasi koha e veprimit është rreth 36 orë. Brenda një jave lëkura do të bëhet më e hollë dhe lipoma gati për tu shpërthyer. Mos harroni të dezinfektoni zonën mirë dhe përdorni garzë sterile për këtë operacion./b.l/noa.al/