Transmetuar më 11-02-2019, 14:27

U gjet brenda një koshi plehrash nga një endacak. Një foshnjë e sapolindur u gjet e pajetë nga një i pastrehë, i cili po kërkonte mes mbeturinave për ushqim.

Zbulimi u bë gjatë kësaj të diele, në një lagje periferike të Madridit, në Spanjë.

Fshnja u gjet në distriktin Carabanchel Madrid, të Laguna Street.

Foshnja ishte futur në një qese plastike ndërsa kishte ende kordonin ombelikal ngjitur.

I shokuar, endacaku lajmëroi menjëherë policinë, e cila pritet të këqyrë kamerat e sigurisë së ambienteve përreth për të zbuluar personin që e flaku foshnjën në plehra.

Megjithatë mbetet për tu sqaruar nëse fëmija lindi i vdekur, apo ndërroi jetë pas braktisjes në plehra. /a.y/noa.al