Transmetuar më 11-02-2019, 13:55
“Jam pak ndryshe dhe shembulli im, ka inkurajuar persona të tjerë që ndihen ndryshe që të synojnë policinë britanike”.
Është kjo deklarata e bërë nga Cressida Dick, gruaja e parë lesbike, në drejtimin e
Scotland Yard, në një intervistë për Bbc Radio 4.
Dick, e cila është vënë në krye të policisë angleze ‘Metropolitan Police’ të Londrës, prej disa kohësh, thotë se orientimi i saj seksual është një nga gjërat më interesante rreth saj.
Ajo shprehet se me të, ka më pak paragjykime në radhët e policisë.
“Sigurisht që në afatgjatë, synoj një përfaqësim 50 me 50% në radhët e policisë. Ndonëse jam e bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë gjatë mandatit tim”, thotë Dick. /a.y/noa.al