Transmetuar më 11-02-2019, 11:18

Policia e Tiranës reagon lidhur me rastin e dhunimit të një mjeku në Urgjencën e Infektivit, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasditen e kësaj të diele.

Uniformat blu të komisariatit nr.4, filluan procedimin penal për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se rreth orës 13:30, të datës 10 shkurt pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e Urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e Urgjencës, Genc Stroni.

Pasi kanë marrë njoftimin efektivët e policisë kanë shkuar në ambientet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Lidhur me këtë rast materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Dhunohet mjeku, reagon ministrja Manastirliu dhe QSUT