Transmetuar më 11-02-2019, 09:45

Një zjarr me përmasa të mëdha është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Mësohet se rreth orës 08:45, në lagjen Nr.1 Durrës, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati.

Zjarri është shënuar në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dhe ndodhet në spital.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë, të cilat që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al