Transmetuar më 11-02-2019, 09:10

Shikoni unazën tuaj të fejesës, a është ajo që prisnit në të vërtetë? Zgjedhja e unazës duket se nuk ka të bëjë vetëm me dashurinë apo gjendjen ekonomike, por edhe me disa ndikime psikologjike.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Evolutionary Psychological Science’, ku deklarohet se nëse një femër është e bukur, mashkulli është më i prirur që të shpenzojë pas saj.

Po ashtu edhe nëse mashkulli nuk është i bukur, femra priret që të zgjedh një gur më të çmuar, ndoshta për të kompensuar pamjen e mashkullit. Por nuk përfundon me kaq!

Studiuesit amerikanë Jaime Cloud dhe Madalyn Taylor, të Western Oregon University, kanë zbuluar se femrat ndihen më të bukura dhe tërheqëse në momentin që zgjedhin unaza me gur të madh dhe të shtrenjta, pavarësisht nga pamja e partnerit të tyre,

Në studim morën pjesë 590 pjesëmarrës me moshë mesatare 30-vjeçare, shkruan noa.al.

Gjithashtu gjatë studimit në një pikë ranë të gjithë dakord, rëndësia e moshës. Kjo pasi femrat më të reja, konsideroheshin më tërheqëse dhe për rrjedhojë ato merrnin edhe unazat më të bukura dhe më të shtrenjta. /a.y/noa.al