Transmetuar më 11-02-2019, 08:57

Rreth një vit më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, me partnerin e saj prej disa vitesh, hokeistin çek Jakub Kindl.

Çifti duken mjaft të lidhur me njeri tjetrin dhe në harmoni të plotë. Këtë gjë ata e tregojnë teksa organizojnë udhëtime të shumta, për të shijuar praninë e njëri tjetrit.

Por teksa këtë të diel bashkëshorti i Afërditës, ka festuar ditëlindjen, këngëtarja i ka bërë një urim emocionues.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Urime ditëlindjen gjithçka e ima! Dikush që ka zemrën time, dikush që unë e dua shumë, dikush që e thërras burri im. Feston sot ditëlindjen”, ka shkruar Afërdita.

Urimin e saj, ajo e bëri nëpërmjet disa postimeve të ndryshme në Instastory. /a.y/noa.al