Transmetuar më 11-02-2019, 07:59

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka triumfuar mbrëmjen e kësaj të diele gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”.

Ajo është shpallur artistja e re më e mitrë për vitin 2009, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.

Po ashtu ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën  “Electricity”.

24-vjeçarja u shpreh nervoze pas vlerësimit, “Jam mirënjohëse. Jeta është vërtetë e çmendur. Jam kaq krenare për çmimet ‘Grammy’. Nuk ka rëndësi se nga vjen, rëndësi ka të mos heqësh dorë nga ëndrrat e tua”.

Sakaq Kacey Musgraves, fitoi çmimin e albumit të vitit. /a.y/noa.al