Transmetuar më 11-02-2019, 07:47

Disa muaj më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi që këngëtari i njohur Stine dhe ish- partnerja e tij Roza Lati, ishin duke u argëtuar në të njëjtin lokal.

Ky lajm u komentua gjatë duke qenë se në atë kohë Stine ishte ende i lidhur me ish-partneren e tij, Grazia.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit “Why not”, Grazia ka zbuluar për herë të parë se si ka reaguar ajo ndaj këtij lajmi.

“Roza Lati dhe Stine kapen mat në club”, i thotë Roza Grazias, ndërkohë që ajo ja kthen:

“Po si u kapët mat ju kur në atë club kam qenë edhe unë”.

Më vonë këngëtarja ka rrëfyer se shpesh herë asaj i vinin fjalë se e kishin parë ish partnerin e saj me Rozën dhe madje e pyesnin se si e duronte një veprim të tillë.