Transmetuar më 11-02-2019, 07:35
Foto ilustruese

Një fëmijë shqiptar është gjetur i mbytur në det, në Rodos të Greqisë.

Trupi i pajetë i fëmijës, u gjet gjatë pasdites së djeshme, e diel, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e mbytjes.

Mësohet se fëmija është rreth 12 vjeç, trupit të të cilit po i bëhet autopsia.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ngjarja është aksidentale, si dhe për të sqaruar rrethanat se si përfundoi në det.

Ngjarja e rëndë u shënua pranë bregut të Zefiros. /a.y/noa.al