Transmetuar më 10-02-2019, 21:47

Shumë njerëz kanë probleme me kilogramët e tepërta.

Një nga problemet e shëndetit të tepërt janë ushqimet e shpejta, me shumë kalori.

Një vajzë 21-vjeçare nga Kanadaja, humbi 82 kilogramë, pasi hoqi dorë nga kjo varësi – ngrënia e ushqimit të shpejtë.

Pesha e saj maksimale arrinte në 170 kilogramë.

Alysha McNair, merrte më shumë se 2.000 kalori në vetëm një vakt ushqimor.

Si pasojë e peshës së rëndë, ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe dilte jashtë me vështirësi.

Kështu që ajo vendosi t’i futej palestrës, e cila në gërshetim me heqjen dorë nga varësia e ngrënies së ushqimeve të shpejta, bëri që ajo të humbas 82 kilogramë.

Gruaja shpreson që përmes historisë së saj, të nxisë edhe personat e tjerë që vuajnë nga mbipesha që të luftojnë atë që quhet obezitet./a.k/noa.al/