Transmetuar më 10-02-2019, 21:27

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik, në kryeqytet.

Një i moshuar dyshohet se është goditur nga një makinë e tipit fuoristradë.

I moshuari rreth të 70-tave është marrë përpara nga makina luksoxe e tipit Benz dhe është dergjur në tokë dhe më pas është dërguar me ugjencë në spital.

Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndersa është ndaluar personi i cili ka goditur të moshuarin./a.k/noa.al/