Transmetuar më 10-02-2019, 20:28
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një modele dhe blogere e njohur.

Ajo gjithashtu është aktive në rrjetet sociale me postime dhe fotografitë.

Armina kujdeset që ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të jenë përherë të informuar se çfarë bën 25-vjeçarja në përditshmërinë e saj.

Teksa kishte shkuar për të vizituar një muze, blogerja Armina Mevlani është prekur tej mase nga njëra prej pikturave të Emil Nolde dhe ka shpërthyer në lot para njerëzve.

Mikesha e saj e ka filmuar Arminën me lot në sy, ndërsa kjo e fundit ka pranuar se po qan, pasi e do këtë pikturë.

“Piktura që më bëri të qaj. Më prek thellësinë e shpirtit.”- shkruan Armina krahas fotos ku ndan me ndjekësit pikturën e veçantë./a.k/noa.al/