Transmetuar më 10-02-2019, 17:53

Ish Kryeministri Sali Berisha publikon një mesazh të rëndë, dërguar në drejtim të tij nga një qytetar, i cili pretendon se një 31 vjeçar nga Dibra është vrarë në prill të vitit të kaluar ku ngjarja nuk është zbardhur akoma.

Përmes një postimi në rrjetin Facebook kwtw tw diel, Berisha shkruan se kemi të bëjmë me një makabritet.

Në denoncimin e tij qytetari shprehet se 31 vjeçari i vrarë është dërguar në Tiranë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar për t’ju bërë autopsia, me shpresën se vrasja do të zbardhet.

Nw postimin e publikuar nga Berisha shkruhet se edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj, ekspertiza s’ka mbaruar dhe familja është detyruar të jetë në mort prej thuajse një viti me rradhë.

"Z. Berisha pershendetje desha tju bej te ditur nje ngjarje te hidhur qe ka ndodhur ne fshatin zogje te dibres kane vra nje djal 31 vjeq qe ne prill te vitit 2018 dhe e gjeten ne fund te dhjetorit te 2018 policia e mori sipas rregullores dhe dergoi ne tirane per ti bere autopsine me shpresen qe mund te gjendet vrasesi eshte futur muaji shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen qe ka mort per dite ata nuk e mbarojn autopsine se duan leke ndersa familja ska lek per buk ju lutem denanconja ket problem serioz per familjen e shkret qe e keqja e tyre spaska fund nuk me intereson qe denancimin e ben te njohur apo anonim shpresoj qe te bejsh diqka", shkruhet nw postimin e publikuar nga Berisha./a.k/noa.al/