Transmetuar më 10-02-2019, 17:26

Kryetari i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama të cilin e quan në çdo status si “shkollëpakun”.

Vasili permes nje statusi në rrjete sociale  sulmon dhe njerëzit që Rama mban afër, duke i quajtur ata si “injorantë të përzgjedhur”.

Sipas Vasilit Rama i përzgjedh me kujdes injorantet, qe e dëgjojnë, me qellim që gjysmë truri i tij të duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr.

Statusi i Vasilit

Shkollepaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!

Speciet me të egra ,qe kane sulmuar universitetin dhe shkencën ne shekuj kane qene obskurantistet dhe injorantet. Te dy këto kategori i bën bashke vetëm SHKOLLEPAKESIA.

Europa u nda shekuj me pare me dhimbje te mëdha nga sulmi i shkollepakesise, qe e zhyti ate per vite te tera ne prapambetje dhe zymtësi.

Shqiptareve u ka zëne rrugën sot një SHKOLLEPAK, qe është ngulur si damke turpi ne karrigen e kryeministrit.

Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer ne dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i perzjere me revolucionin kulturor proletar famekeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universiterin, me shkencën, me Akademinë e Shkencave e gjithçka qe lidhet me dijen.

Dija është armiku me i madh i shkollepakut.

Ai e urren dijen ashtu si nje njeri i piset sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagoget ne veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, qe i vjen prej padijes e ka vene per fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, qe i shprehin dashuri një idioti kryeministër te paditur ,jane ideali i vetëm i këtij profani.

Ky i përzgjedh me kujdes injorantet, qe e dëgjojnë, me qellim qe gjysme truri i tij te duket para tyre i madh ne dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka te varfëri sa një derr.

Shqipëri e 2019 nuk është stalla e derrave Shkollepaket, por e njerëzve te zgjuar, punëtore dhe mendje hapur, qe refuzojnë rrepte dhe fort qe te jetojnë nen brekushet ere qelbur te Shkollepakesise./a.k/noa.al/